Itali, 6 turistë rusë humbin jetën në Alpe

Gjashtë turistë rusë u vranë dhe dy të tjerë humbën jetën në Alpet Italiane.Aksidenti i rëndë ndodhi gjatë natës kur një motor dëbore i cili drejtohej nga njëri prej tyre ka rënë në një gropë të thellë, në malin Cermis pranë Trentinos, raportuan ekipet e shpëtimit.Katëer burra dhe dy gra humbën jetën ndërsa automjeti i dëborës u përmbys në një kthesë të rrezikshme dhe ran ë gropën me thellësi 100 metra.Autoritetet thanë se turistët kanë lëvizur natën vonë, gjatë orarit që qendra për ski ka qënë e mbyllur dhe nuk ndriçohej. Aksidenti ka ndodhur në një lartësi mbi 2000 metra mbi nivelin e detitnë malin Cermis, në luginën Fieme.Hetuesit italianë thanë se shpejtësia e tepërt mund të ketë shkaktuar aksidentin.Ndërkohë dy turistët e tjerë të plagosur u dërguan në spital në gjendje të rëndë, tha Klaudio Leliçi nga shërbimi i shpëtimit alpin në Val di Fieme. Ai u shpreh se shkaqet e aksidentit vdekjeprurës mbeten ende të paqarta.