Egjipt, Mubarak mund të rigjykohet

Një komision në Egjipt, i cili heton vdekjen e protestuesve në revoltën që ka rrëzuar Hosni Mubarakun më 2011, ka deklaruar se ish-presidenti egjiptian ka pasur informacione për shtypjen e protestave.Komisioni ka thënë se Mubaraku ka parë drejtpërdrejti, përmes video-lidhjeve, protestat dhe përgjigjen brutale të forcave të sigurisë.Mubaraku tashmë është duke vuajtur dënimin me burg të përjetshëm, në lidhje me vdekjen e qindra protestuesve.Megjithatë, ai është dënuar për dështimet e tij për të ndaluar vrasjet dhe jo për urdhërimin e tyre.Raporti i komisionit mund të rrisë presionin mbi autoritetet për të rigjykuar ish-presidentin 84 vjeç.Raporti nuk është bërë ende publik, por disa anëtarë të komisionit kanë folur për hetimet e tij.Komisioni është autorizuar nga presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, shumë shpejt pas zgjedhjes së tij në këtë post, në qershorin e vitit të kaluar.