SHBA, Hilari Clinton do të rikthehet në punë javën e ardhshme
Departamenti Amerikan i Shtetit, ka deklaruar se sekretarja Hillary Clinton do të kthehet në punë gjatë javës së ardhshme.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, u ka thënë gazetarëve se tashmë gjendja shëndetësore e Clintonit është përmirësuar dhe së shpejti ajo pritet t`i rikthehet punës.Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton doli dje nga spitali Presbeterian i Nju Jorkut, ku për disa ditë ishte nën kujdesin e mjekëve pasi pësoi një trompozë në kokë.Mjekët shprehën bindjen se sekretarja Clinton do të shërohet plotësisht.Sekretarja Clinton doli për herë të fundit në publik në Belfast më 7 dhjetor. Ajo u kthye në Shtetet e Bashkuara me një virus të rëndë në stomak. Pas pak ditësh, tepër e lodhur, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke pësuar goditje në kokë.Zonja Clinton njihet si sekretarja e shtetit që ka udhëtuar më shumë në historinë amerikane. Ajo ka fluturuar më shumë se 1.5 milion kilometra në 112 vende të ndryshme, por muaji dhjetor ishte veçanërisht i vështirë.