Pakistani kërkon debat për terrorizmin në OKB
Pakistani ka njoftuar se do të kërkojë një debat në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi efektivitetin e politikave të bashkësisë ndërkombëtare kundër terrorizmit.Ambasadori i Pakistanit në Këshillin e Sigurimit Masood Khan, i cili njëherësh mban presidencën e radhës për muajin janar, tha se ky debat duhet të mbahet më 15 janar.Khan tha se komuniteti ndërkombëtar, ka pasur sukses të pjesshëm në betejën kundër terrorizmit dhe ka shtuar se nevojitet një strategji më “koherente” dhe “gjithëpërfshirëse” nga të gjithë.Ai ka bërë të ditur se duhet të adresohen shkaqet thelbësore të terrorizmit të cilat duhet të ndiqen edhe me operacione ushtarake dhe hetime ndaj tyre.Khan nuk ka pranuar të komentoj, nëse veprime të tilla ushtarake si ai i SHBA-ve për të shënjestëruar militantët e dyshuar në Pakistan, janë mjete efektive për luftuar terrorizmin.Pakistani gjatë dekadës së fundit ka pasur mijëra viktima si pasojë e terrorizmit.