Chavez vuan nga një infeksion i rëndë në mushkëri

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez vuan nga një infeksion i “rëndë” në mushkri.Ministri i Informacionit, Ernesto Villegas ka deklaruar se presidenti 58 vjeçar ka pasur probleme me frymëmarrje, si rezultat i një infeksioni të rëndë në mushkëri dhe se Chavez duhet të ndjekë një regjim të rreptë mjekësor.Në deklaratë thuhet se, mediat botërore janë duke zhvilluar luftë psikilogjike, për të shfrytëzuar këtë rast që të destabilizojnë Venezuelën, mirëpo, pa përmendur emra të ndonjë media konkrete.Kreu socialist nuk ka dalë në publik që nga 11 dhjetori, datë kur ai iu nënshtrua një operacioni në Havanë të Kubës. Ky ishte operacioni i katërt  për të luftuar kancerin në 18 muajt e fundit.Ende nuk është e qartë nëse Chavez do të jetë në gjendje të mirë shëndetësore që të kthehet në vendlindje, për të marr pjesë në inaugurimin presidencial që pritet të mbahet më 10 janar.Hugo Chavez, udhëheq Venezuelën për 14 vite më radhë.