Siri, 9 të vrarë nga shpërthimi i një bombe
Të paktën nëntë persona janë vrarë nga shpërthimi i një makine të mbushur me eksploziv pranë një stacioni gazi në Damask të Sirisë.Lajmi është bërë i ditur nga Vëzhguesitë sirian për të Drejtat e Njeriut. Televizioni shtetëror i Sirisë, gjithashtu ka njoftuarpër shpërthimin, por nuk ka dhënë detaje lidhur me numrin e të vrarëve dhe të plagosurve.Qeveria siriane kanë fajësuar kryengritësit të cilët i cilëson si “terrorist” për kryerjen e këtij sulmi por deri më tani, askush nuk ka e marrë përgjegjësinë për sulmin.Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i të vrarëve që nga fillimi i konfliktit mes kryengritësve dhe regjimit të presidentit Bashar al Asad ka arritur në 60 mijë.Ky konflikt tashmë në shumë zona është duke u konsideruar si luftë civile.