SHBA, Bejnër rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve
Pas mandatit të parë të vështirë me betejat për taksat federale dhe shkurtimin e shpenzimeve, republikani Xhon Bejnër u rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.Analistët thonë se ai do të hasi në vështirësi të mëtejshme nga partia e tij për të bërë kompromise me Presidentin Barak Obama dhe me demokratët në Kongres.Gjatë votimit pati disa momente të tensionuara për kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve me shumicë republikane, ku kandidatët për këtë post ishin vetëm dy, zoti Bejnër dhe ish kryetarja e Dhomës, Nenci Pelosi, pasi republikanë të tjerë nuk e sfiduan udhëheqësin e tyre.Disa anëtarë thërritën emra të tjerë në shënjë proteste, si atë të ish sekretarit të Shtetit, Kolin Pauëll dhe të kongresistit republikan që largohet, mbështetës i Lëvizjes Tea Party, Allen Uest.Kur përfundoi numërimi i votave, pavarësisht nga 10 votat kundër në protesë, Bejnër fitoi ndaj Pelosit me rezultatin 220 – 192. Zonja Pelosi e uroi zotin Bejnër dhe bëri thirrje për bashkëpunim mes demokratëve dhe republikanëve."Kryetar Bejnër, unë e di shumë mirë se ne nuk do të jemi gjithmonë dakord, por shpresoj me gjithë zemrë që ne të gjejmë rrugë të përbashkëta” tha ajo. Ka të ngjarë që përplasjet të shfaqen lidhur me shkurtimet e programeve sociale që mbështeten nga demokratët dhe Bejnër la të kuptohet se objektivi i tij do të jetë ulja e borxhit kombëtar."Qeveria jonë ka krijuar një borxh shumë të madh; ekonomia nuk pa krijon mjaft vende pune dhe këto nuk janë probleme të ndara” shtoi Bejnër.Në betejën fiskale të kohëve të fundit, Bejnër u gjend përballë kundërshtimeve nga vetë republikanët dhe iu desh të mbështetej nga demokratët për miratimin e një ligji këtë javë për shmangur katastrofën fiskale.Analistët thonë se përplasja tjetër e madhe në Kongres do të jetë lidhur me ngritjen e kufirit të borxhit kombëtar që pritet të debatohet brenda disa muajsh. Ata thonë se kjo betejë do ta vërë përsëri kryetarin Bejnës në pozitë të vështirë me republikanët e partisë së tij.