Pedofilia, 245 të arrestuar në 6 vende

Rreth 245 persona janë arrestuar në 6 vende të ndryshme, pjesa më e madhe në Amerikë, me akuzën e prodhimit dhe shitjes online të materialeve pedo-pornografike, me të paktën 123 viktima minorenë si dhe fëmijë 2-vjeçarë.Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se arrestimet janë kryer në sajë të operacionit të koduar “luledielli”, nga agjentët federalë të Emigracionit dhe Doganave. Për momentin, hetuesit nuk kanë dashur të bëjnë të ditur vendet e përfshira, por disa prej të arrestuarve janë ndjekur edhe në Meksikë.Pjesa më e madhe e 123 fëmijëve janë amerikanë, rreth 12 prej tyre jetonin jashtë vendit. 44 prej tyre janë liruar menjëherë nga “kthetrat” e shfrytëzuesve.Përhapja e madhe në internet e ka bërë shumë më të lehtë këtë krim kaq dramatik. Në disa prej rasteve të këtij hetimi, abuzimi me minorenët transmetohej drejtpërdrejtë në web.