Kreu i Google-it viziton Phenjanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2013, 14:17
Shefi ekzekutiv i gjigantit të internetit Google, Eric Schmidt, do t’i bashkohet një delegacioni jozyrtar të Shteteve të Bashkuara, në një udhëtim në Korenë e Veriut.Udhëtimi i planifikuar për këtë muaj do ta bëjë Schmidtin përfaqësuesin më të lartë të biznesit amerikan që viziton vendin e izoluar në disa vjet.Burime jozyrtare i kanë thënë AP-së se Schmidt do të vizitojë Phenjanin me Bill Richardsonin, politikan demokrat dhe ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB.Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lejuar evancimin e teknologjisë si rrugë për zhvillimin ekonomik të vendit të tij, por ende shumë pak verikoreanë mund ta përdorin lirshëm internetin.