Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Hugo Chavez
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez.Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Bolivisë, Evo Morales, njëherësh aleat i Chavez, i cili ka thënë se gjendja shëndetësore e tij është “shumë shqetësuese”.“Gjendja e vëllait tonë, presidentit Hugo Chavez, është shumë shqetësuese. Shpresojmë që lutjet tona do ta ndihmojnë atë”, ka thënë Morales.Pak ditë më parë, autoritetet e Venezuelës kanë bërë të ditur se Chavez ka pasur komplikime pas operacionit për të hequr kancerin më 11 dhjetor dhe që atëherë ai nuk është shfaqur në publik.Opozita e Venezuelës i ka bërë thirrje qeverisë që të tregojë të vërtetën për shëndetin e Chavezit.Zyrtarët kanë thënë se Chavezi mund të mos jetë në gjendje të kthehet për një mandat të ri presidencial, më 10 janar.