SHBA, Hilary Clinton lë spitalin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se sekretarja Hillary Clinton ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku është trajtuar nga tromboza në kokë.Në deklaratën e DASH-it thuhet se mjekët e Clintonit besojnë se ajo “po bën përparim të mirë” dhe se “do të shërohet plotësisht”.Clinton është fotografuar duke lënë spitalin me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Bill Clinton, dhe vajzën e tyre, Chelsea.Hilary Clinton, 65-vjeç u shtrua të dielën në spital si pasojë e trombozës në kokë.Zonja Clinton njihet si sekretarja e shtetit që ka udhëtuar më shumë në historinë amerikane. Ajo ka fluturuar më shumë se 1.5 milion kilometra në 112 vende të ndryshme, por muaji dhjetor ishte veçanërisht i vështirë.Sekretarja Clinton u pa për herë të fundit në publik në Belfast më 7 dhjetor. Ajo u kthye në Shtetet e Bashkuara me një virus të rëndë në stomak. Pas pak ditësh, tepër e lodhur, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke pësuar goditje në kokë.Sekretarja Clinton po i jep fund karierës së saj në këtë pozitë dhe do të vendosë mbi të ardhmen e saj politike. Zërat rreth kandidimit të saj për në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 mund të qetësohen përkohësisht, ndërsa mjekët vazhdojnë vlerësimin e gjendjes së saj shëndetësore.