Shkodër, starton Festivali i 52-të Mbarëkombëtar i këngës për fëmijë

Shkodër- Ka startuar mbrëmjen e së premtes në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, edicioni i 52-të i Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë.Me një skenografi ndryshe dhe me risi nga vitet e kaluara, nata e parë e festivalit ngjiti në skenë 12 këngë të reja të interpretuara nga zërat kualitativ të fëmijëve, duke dhuruar kështu momente të veçanta për spektatorët e pranishëm në sallë.Drejtori i festivalit, Kujtim Alia, shprehet se këtë vit për ta bërë më origjinal këtë organizim është ulur mosha e fëmijëve pjesmarrës.Një gjetje e veçantë këtë vit i është bërë edhe prezantimit, ku dyshja e përzgjedhur Mjellma Berisha nga Peja dhe Besfort Idrizi nga Shkupi bashkon trojet Shqiptare, Kosovë – Maqedoni.Në këte festival do të këndohen gjithsej 24 këngë të reja dhe gjthçka është live. Festivali i fëmijëve do të zgjasë për tre netë me radhë dhe vjen i mbështetur nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër, Drejtoria Arsimore, Bashkia e këtij qyteti dhe Ministria e Kulturës.