Viti i Ri kthehet në tragjedi për Bregun e Fildishtë, vdesin 60 persona mes tyre shumë fëmijë

Të paktën 60 persona janë shtypur për vdekje dhe rreth 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë festimeve të Vitit të Ri në Abijan në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë. Incidenti ndodhi në orët e para të 1 janarit pranë një stadiumi në qendër të qytetit, ku u mbajt spektakli i fishekzjarreve dhe më pas një koncert.Është ende e paqartë se çfarë shkaktoi panikun në ditën e parë të 2013-ës. Ndërkaq sic raportojnë mediat ndërkombëtare, mësohet se mes viktimave kanë qenë shumë fëmijë. Të afërmit janë mbledhur në vendngjarje, ndërsa ende mungon nje bilanc i saktë viktimash.