Fjalim i rrallë liderit të Koresë së Veriut, flet për bashkim: Konflikti sjell vetëm luftë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un mban të parin fjalim publik e përcjell në televizion mesazhin e Vitit të ri i pari i këtij lloji për 19 vjet. Kim Jong-un, në pushtet që nga viti 2011, foli për nevojën për të përmirësuar ekonominë dhe për ribashkimin e Koreve duke paralajmëruar se konfrontimi i mëparshme thjesht çoi në luftë.Fjalimi i erdhi në më pak se një muaj pasi konservatori Geun-hye u zgjodh president i Koresë së Jugut. Në vitin 1994, Kim Il-Sung, foli në radio dhe TV për të përcjellë mesazhin e vitit të ri. Djali i tij, Kim Jong-il rrallë foli në publik. Fjalimi u botua në formën e një editoriali në tre gazetat kryesore në PenianKim Jong-un, tha se 2013 do të jetë një vit i ndryshimeve, duke bërë thirrje për një "kthesë radikale" që do të transformonte vendin e varfër, e të izoluar në një "gjigand ekonomik" për të rritur standardet e jetesës. Por ndërsa tha se konfrontimi mes Veriut dhe Jugut duhet të bjere, Kim theksoi se fuqia ushtarake mbetet prioritet kombëtar."Forca ushtarake e një vendi përfaqëson forcën e saj kombëtare. Vetëm kur ndërton fuqinë e saj ushtarake në çdo mënyrë mund të kthehet në një vend të lulëzuar," citohet kreu i të vetmes dinasti komuniste në botë.Mesazhi përkon me diskutimet e Këshillit të Sigurimit se si duhet të ndëshkohet Penianin për leshimin e raketave me rreze të gjatë. Së fundmi Koreja e Veriut ka kryer dy sprova të tilla.