India dhe Venezuela në zi, nuk festuan Vitin e Ri 2013
Në Indi po mbretëron ditë zie, për vdekjen e një studenteje nga një dhunim brutal. Për këtë autoritetet kanë anuluar festimet e Vitit të Ri në minimum. Gjithashtu nuk ka pasur festë edhe në Venezuelë, për shkak të gjendjes shëndetësore të liderit të këtij vendi Hugo Chavez.Mijëra njerëz dolën në rrugët e Nju Delhi, për të përkujtuar studenten e vrarë brutalisht. Demonstruesit kanë kërkuar ligje dhe masa më të rrepta si dhe dënime të larta për dhunuesit e grave. Policia ka qenë në gjendje gatishmërie për shkak të protestave masive.Hotele, klube dhe lokale, kompanitë dhe personalitetet e mirënjohura indiane kishin anuluar festimet tradicionale apo kishin festuar në kushte të mbyllura pritjen e Vitit 2013. Indianët në vend të fishekëzjarreve kanë ndezur qirinj në përkujtim të studentes.Studentja 23 vjeçare ndërroi jetë të shtunën në një spital në Singapor, për shkak të dëmtimeve të rënda të organeve gjenitale, nga përdhunimi i rëndë që kishte përjetuar.Ndërkohë, edhe autoritetet në Venezuelë nuk kanë festuar dhe kishin anuluar festimet, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të liderit vendor Hugo Chavez.Rrugët e Karakasit kanë qenë të boshatisura dhe se ishte apeluar për të shmangur festimet, për shkak se Chavez kishte pësuar komplikime të reja shëndetësore.Chavez duhet që më 10 janar të marrë mandatin e tretë të presidentit, pas fitores në zgjedhjet e fundit në tetor të 2012. Ai përkohësisht ka emëruar nënkryetarin Nikolas Madura për të kryer detyrat e larta shtetërore.