Varfëri në SHBA, rritet numri i të papunëve
Numri i të varfërve në SHBA është rritur në 46 milion nga 31 milionë që ishte deri në fund të shekullit të kaluar, duke shënuar një rekord të ri.Byroja amerikane e Censusit thotë se kur filloi kriza financiare në vitin 2008, numri i të varfërve që SHBA të regjistruar në të gjitha llojet e organizatave të ndihmës është rritur me rreth 60 për qind. Familjet e cilësuara të varfra marrin një sërë kuponash ët ndihmës ushqimore.Statistikat e lëshuar nga Zyra e Buxhetit të Kongresit sugjeroi se një familje me tre njerëz merr mesatarisht 400 dollarë në muaj për ushqim.Në vitin fiskal 2011, shpenzimet e përgjithshme për udhqim për të varfrit arritën në 75 miliardë dollarë. Është parashikuar se shpejt kjo shumë do të rritet në rreth 80 miliardë dollarë për vitin fiskal 2014.Statistikat e regjistrimit të pastrehë në vitin 2012, të lëshuar nga Departamenti i Strehimit dhe Zhvillimit Urban në SHBA, tregon për 630.000 të pastrehë mes të cilëve, një pjesë e madhe e veteranëve që janë njerëzit më të rrezikuar në shoqërinë amerikane.