Durrës, 2 marinarët e anijes 'ERA 1' paralajmërojnë grevë urie, kërkojnë kthimin në Krime

Dy marinarët e anijes ERA 1,  e cila u ndalua në portin e Vlorës për kontrabandë cigaresh kërkojnë të kthehen në vendin e tyre.Ata gjenden në Shqipëri prej një muaji, kur dhe anija u ankorua në kalatat e portit të Durrësit pas zbulimit të kontrabandës së cigareve. Bashkë me anijen u ndaluan 6 marinarë, 4 prej të cilëve u dërguan në vendin etyre, ndërsa dy të tjerë u mbajnën për mirëmbajten e anijes.Oleg Suvarov dhe Igor Malcev pjesë e ekuipazhit të anijes lëshojnë alarmin se gjenden në pamundësi financiare, mungesë ushqimesh dhe gjendje të rëdnuar psikologjike për shkak të qëndrimit të gjatë larg familjes.Ata kanë kërcënuar se nëse nuk gjendet një zgjidhje për ti nisur drejt Ukrainës, pasi vetë edhe nëse lejohen të largohen nuk kanë para për udhëtimin, do të futen në grevë urie.“U bë më shumë se 1 muaj kur anija ERA1 u bllokua në port për kontrabandë cigaresh. Në port u bllokuan 6 marinarët e kësaj anije. Fillimisht anija qëndroi për shkak të hetimeve që u bënë për kontrabandë cigaresh, më pas 4 anëtarë të ekuipazhit u dërguan drejt Ukrainës, ndërsa 2 prej tyre qëndruan në Shqipëri për tu kujdesur për anijen, e cila ndodhet në kalatat e portit dhe nuk lejohet të qëndrojë vetëm pa kujdesje në port. Por nga ana tjetër kemi dhe paradoksin tjetër, që dy marinarët të cilët ndodhen mbi 1 muaj larg shtëpisë kanë mbetur pa para, me ushqime të pakta dhe kërkojnë të largohen drejt Ukrainës por s’kanë mundësi financiare. Ata gjenden në gjendje të rëndë edhe psikologjike për shkak të qëndrimit larg familjes. Ata kanë deklaruar se nëse nuk gjendet zgjidhje do të futen në grevë urie”informoi gazetari ynë në Durrës Llambi Kallço.Rreth një muaj më parë në anijen me flamur të Tanzanisë u bllokua ngarkesa me 47 ton cigare kontrabandë e cila kishte si destinacion Malin e Zi.Ngarkesa, vlera e së cilës shkon në 10 milionë dollarë, ishte e planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm shqiptar dhe kishte cigare të firmave të ndryshme.Anija ishte nisur nga Veriu i Qipros dhe më 16 maj u bllokua pas dyshimeve që kishin lindur, pasi ishte larguar pa leje nga Gjiri i Vlorës.Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për kapitenin ukrainas të anijes, Volodomir Demakov, ndërsa ai ka deklaruar se është i pafajshëm dhe nuk është i përfshirë në kontrabandë.