Shkodër, rrëmbeu minorenen për trafikim, arrestohet 24-vjeçari
Policia e Shkodrës arreston një person për trafikim prostitucioni. Në pranga ka rënë shtetasi Marash Zojza, 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili u ndalua me urdhër të Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër.Ndalimi i tij u bë pas finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar "Minorenia", ku nga Seksioni i Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme të DPQ Shkodër u bë i mundur gjetja në qytetin e Tiranës, në një godinë në afërsi të Qytetit Studenti, e shtetases M. S., vjeç 16, banuese në Shkodër, e cila me shkresën Nr. 30-35, datë 02. 05. 2014, ka qënë shpallur në kërkim nga policia.Nga kryerja e veprimeve nga ana e policisë rezultoi se kjo shtetase ishte rrëmbyer për qëllime trafikimi dhe prostitucioni, nga shtetasi Marash Zojza.Në rrëmbimin e kësaj shtetase, Marashi ka bashkëpunuar me vëllain e tij binjak shtetasin Lekë Zojza 24 vjec , banues në Shkodër, i cili është ndaluar nga policia me 6 qershor. Sipas policisë të dy këto persona kanë pasur qëllim ta dërgonin minorenen në Francë, për qëllime prostitucioni.