Miley Cyrus puthet me asistentin e saj personal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2014, 14:03
Miley Cyrus është afruar shumë me mikun e saj të ngushtë dhe asistentin personal Cheyne Thomas. Ata të dy janë parë në një pishinë në Barcelonë këtë të enjte.Këngëtarja e Wrecking Ball është në turin e saj Bangers, dhe gjatë kohës është parë të festojë me miqtë e saj. E veshur me një kostum banjoje të kuq dhe në një humor të mirë ajo dhe Cheyne Thomas kanë shkëmbyer puthje e përqafime./mv/oranewsonline/