Grabitën firmën e ndërtimit në Fushë Krujë, arrestohet një nga autorët, 3 në kërkim
Durres-Bie në pranga e policisë, një prej të dyshuarve si autorë të grabitjes së një dite më parë në Fushë Krujë. Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Besnik Pula, 40 vjec banues ne Gramez Fushë Kruje, i dyshuar për grabitjen e firmës së ndërtimit.Arrestimi i ketij shtetasi u be i mundur ne aksin rrugor Vore-Durres teksa po mundohej ti shpetonte ndjekjes nga Policia. Ndërkaq policia ka identifikuar dhe tre autorët e tjerë të grabitjes dhe po punon për kapjen e tyre.Besnik Pula eshte i vellai i shtetasit Dritan Pulës, i cili u shoqerua po per grabitjen e djeshme si i dyshuar por qe nga policia e Durresit u zbulua se ishte autor i nje tjeter grabitje ne dt 16.05.2014 ne Mamurras ne nje pike skrapi.Grabitja me armë u regjistrua mesditën e djeshme në Fushë Krujë. 4 persona të maskuar e të armatosur, u futën në ambiente e një kompanie ndërtimi që merret edhe me grumbullim skrapi, në të dalë të Fushë Krujës në Arrameras.Sapo kanë zbritur në ambietet e jashtme të firmës, një prej keqbërësve ka bllokuar rojen, ndërsa 3 të tjerët janë futur në ambientet e brendshme ku nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.Më pas grabitësit janë larguar me një mjet tip Opel, ngjyrë gri pa targa. Policia shoqëroi dje rojen e firmës për detaje të mëtejshme.