Eulex në Kosovë, BE zgjat mandatin me dy vjet

Bashkimi Evropian ka zgjatur mandatin e misionit të tij për sundim të ligjit dhe drejtësi në Kosovë edhe për dy vjet, përkatësisht deri në qershor të vitit 2016.Në deklaratën e tyre, qeveritë evropiane kanë deklaruar se EULEX-i do të nisë të zvogëlojë funksionet ekzekutive në sektorin e drejtësisë, duke theksuar se prokurorët nuk planifikojnë të marrin raste të reja.Po ashtu është thënë se madhësia e misionit do të reduktohet për të pasqyruar ndryshimin e aktivitetit të tij.Eulex është vendosur në Kosovë pas ndërhyrjes së NATO-s për largimin e trupave serbe në vitin 1999 dhe synimi kryesor i tij është t'i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, konkretisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave.Qëllimi i misionit nuk është të sundoj apo të administroj në Kosovë.Ky është një mision teknik, i cili do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë përderisa do të mbajë një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive. EULEX vepron në një kuadër të përgjithshëm të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ka një zinxhir të njësuar komandues në Bruksel.Jo pak herë misioni europian ka qënë një pikë e debateve të forta politike në Kosove, ku subjekte të ndryshme policie kundërshtojnë qëndrimin dhe funksionin e tij në Kosovë.Levizja vetvendosje aktualisht e ka vënë në kushtet e qeverisë së re largimin e misionit europian, në këmbim të votimeve në kuvend. Gjithësesi me qëllim të vendosjes së rendit në mbarë territorin e Republikës, Kosova e ka pranuar Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimit e Ligjit në Kosovë si ndërmarrjen më të madhe të BE-së në kuadër të Politikës Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri.