Dita 17 e grevës së të përndjekurve, në çadër edhe një 95 vjeçar

Abduraman Kreshpa është një tjetër ish i përndjekur që i bashkohet grevës së urisë.Ai është 95 vjeç dhe ka kryer 20 vite burg. Këtë të premte teksa u fut në çadër ai tha se pavarësisht moshës dhe shëndetit jo të mirë, do të rrijë ne grevë urije deri në fund.Ndërsa grevistët e tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në çadrën përpara parlamentit.Në ditën të 17 të grevës së urisë, shëndeti i tyre është më i rënduar.Probleme të tensionit janë shqetësimet më të shpeshta që ata kanë, ndërsa marrin ndihmën e menjëhershme nga mjekë të urgjencës së Tiranës dhe mjekë të tjerë vullnetarë që rrinë në cadër.Një nga grevistët është larguar një ditë më parë nga grevat për shkak të disa krizave të zemrës. Mjekët rekomanduan që ai të mos vazhdonte më këtë betejë me urinë.Ende grevistët nuk kanë vendosur se kur do të lënë grevën por thanë se heshtja e qeverisë i bënë ata më të vendosur për të vazhduar pavarësisht motit të nxehtë.