INUK hedh në erë hotelin, por i vë flakën një prej ishujve të Ksamilit

Ksamil- INUK ka shembur me tritol një hoteli në Ksamil, por kjo për pak është kthyer në një katastrofë ekologjike. Flaka e shkaktuar nga shpërthimi i kontrolluar i tritolit i ka vënë flakën pyllit përreth duke shkatërruar një sipërfaqe të konsiderueshme.Turistët vendas dhe banorët e zonës u shprehën mjaft të irrituar me këto aksione që zhvillohen ndërsa ka nisur sezoni, por dhe për faktin se u dogj pylli pranë hotelit. Ky fakt ka lënë të zhngënjyer edhe turistë të huaj."Une mendoj se veç pemeve e shkurreve u prek edhe jeta nen uje. Them se ata nuk e menduan kete para shperthimit. Nuk mund ta besoj, çdo njeri e dinte qe do digjej, pse ata nuk moren masa qe te parandalonin çdo lloj rreziku tjeter, po ta kishin menduar fare pak do ta kishin parandaluar gjithçka”.Vetë INUK në deklaratën për mediat thekson se me ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses, zjarri u neutralizua në kohë, duke mos shkaktuar asnjë pasojë për mjedisin.Ndërkohë shqetësimi tjetër që vjen, është fakti se objekti që u shemb ishte i rindërtuar pas prishjeve që INUK ka bërë më parë në këtë zonë.Nëse duhet kohë e gjatë dhe shpenzime të mëdha për këto aksione, duket se nuk ka vëmëndje se çfarë ndodh më pas as nga autoritetet lokale dhe as ato qendrore, përderisa në pak kohë ndërtimet ringrihen serish.