Itali, kapet motoskafi me 1 ton marijuanë, pranga skafistëve, njëri shqiptar

Bari- Pak milje larg brigjeve puglize u ndalua njjë motoskaf në bordin e të cilit u kapën 1080 ton marijuanë.Sekuestrimi është bërë pasditen vonë të 11 qershorit rreth 30 milje larg brigjeve italiane.Guardia di Financa ka dalluar dhe më pas bllokuar motoskafin e gjatë 10 metra ku ndodhej dhe ngarkesa me drogë.Lënda narkotike ishte e stivuar mirë në kabinën e motoskafit, i cili drejtohej nga një i ri shqiptar dhe një tjetër Italian.Motoskafi i bllokuar tip Italcraft 35, kishte dy motorë të fuqishëm,  sejcili me 270 kuaj /fuqi.Në momentin kur ishte afruar Guardia di Financa skafistët kanë tentuar të largohen por nuk kanë mundur.Dy skafistët e arrestuar janë identifikuar me inicale janë S.1 24 vjec dhe D.C Italian 45 vjec me banim në Manfredonia.Ngarkesa e drogës 1080 kg marijuanë nëse do të hidhej në treg do të nxirrte një fitim prej 10 milionë eurosh