As Berati nuk ka më varre të reja, kërkohet ndërhyrja e bashkisë për shpronësime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2014, 13:56
Mungesa e varrezave është duke u kthyer në një problem për disa qytete të vendit tonë.Pas Tiranës, ku varrezat, një problem i tillë paraqitet edhe në qytetin e Beratit, pasi në dispozicion të 64 mijë banorëve kanë mbetur vetëm pak vende.Përgjegjësi i varrezave Asim Sulka pranon se situata është problematike, ndërsa shton se pronësia mbi tokën ka penguar zgjerimin.Në varrezat publike të qytetit te Beratit janë sakrifikuar pothuajse të gjitha hapësirat e mundshme dhe me kalimin e ditëve situtata bëhet vërtetë alarmante, ndërkohë që pranë bashkisë nuk jep askush asnjë shpjegim për këtë problem.