PD akuza dyshes Rama-Meta: Me komisionin e djeshëm në krah të të inkriminuarve
Partia Demokratike akuzoi dyshen Rama dhe Meta se me vendimin për ngritjen e komisionit hetimor vetëm më votat e mazhorancës, kanë dalë në krah të të inkriminuarve dhe po ndalojnë hetimin për administratën.Sipas deputetit Eduard Halimi, shumica në kuvend me dhunën e kartonave po dëmton demokracinë. Ai akuzoi Kryeministrin Rama se me këtë vendim ai është përgjegjës për emërimet në mënyrë të paligjshme.“Mazhoranca dje refuzoi sërish me dhunën e kartonave, kërkesën e opozitës për të bërë transparent për qytetaret, mekanizmin e emërimeve kriminale në administratë nga kjo qeveri, për periudhën shtator 2013-ta e këtej.Vendimi i djeshëm i Kuvendit që refuzoi me arrogance zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim që i jep opozitës të drejtën legjitime dhe të padiskutueshme përngritjen e komisionit hetimor, implikon tërësisht përgjegjësinë e Kryeministrit, që personalisht ka bërë emërimet e administratës”, tha Halimi.Sipas Halimit “Mazhoranca veproi dje me arrogancë me ligjin, Kushtetutën dhe vendimin e gjykatës kushtetuese, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, dhe vendeve të tjera Europiane, duke manipuluar kërkesën e opozitës me manipulimin që i bëri objektit të hetimit me qëllimin e vetëm për tiu fshehur përgjegjësisë dhe llogaridhënies”.