Lady Gaga ndryshon look, rruan kokën

Këtë të enjte Lady Gaga është shfaqur në rrugët e Nju Jorkut e veshur me një veshje të zezë të tejdukshme poshtë të cilës kishte veshur edhe të brendshme të zeza.Këngëtarja po dilte nga apartamenti duke mbajtur qenin e saj në dorë dhe duke përshëndetur fansat.28 vjeçarja ishte rënduar me aksesorët e shumtë silver dhe e veçanta e look-ut të saj ishte prerja e flokëve ku pjesa e mbrapme e saj ishte e rruar.