"Der Spiegel": Gjakmarrja, adoleshenti nën hijen e vdekjes, Leonard Qukaj
Shkodër - Fenomeni i gjakmarrjes ka marrë vëmendjen e mediave gjermane, por duke përshkruar jetën e një të riu nga shkodra dhe ditët e tij të ngujuara brenda mureve të shtëpisë.Revista “Der Spiegel” ka dhënë me detaje jo vetëm jetën e njerëzve të përfshirë në gjakmmarje, por edhe vetë Shkodrën, malësinë shqiptare, mentalitetin dhe pamundësinë e shtetit demokratik për eliminimin e kësaj plage të rëndë.Quhet Leonard Qukaj, shkruan “Der Spiegel”, ditën rri në shtëpi dhe natën ka frike se mos nuk dëgjon dot hapat e vrasësit apo kërcitjen e pistoletës së tij me silenciator.Fshihet për të jetuar, po jeton pa frikë nga vdekja. Ka vetëm një shqetësim, se mos nëna e tij e gjen pa jetë në shtratin pranë sobës, ku edhe fle.Adoleshenti shqiptar thotë për mediat gjermane se gjithçka nisi për shkak të një grindjeje qesharake për një përrua dhe se ndodnjehere mendon se vdekja e tij mbase do të zgjidhte edhe këtë situatë tragjike.Familja e Leonardit kishte një mulli me ujë, i cili do të kalonte nga prona e familjes Prroj.Kjo e fundit i ka kërkuar një pagesë familjes Qukaj, e cila e ka konsoderuar një fyerje.Pas kësaj , xhaxhai i Leonardit vrau një prej anëtarëve të familjes Prroj. Dy vjet më vonë, Prrojët morën hak duke vrarë dy pjesëtarë të familjes Qukaj.Vrasjet vazhdonin, teksa një ditë, kushërira e Leonardit, Marija, u vra edhe ajo dy vjet më parë. Por Marija, e cila ishte 17 vjeç në kohën kur u vra, po punonte në arat e babait dhe mbante veshur pantallona dhe këmishë. Dukej si djalë dhe prandaj u vra bashkë me gjyshin e saj.Leonardi thote se në realitet "vdekja e Marijes ishte një gabim". Plumbi kishte qenë për atë vetë. "Tani, edhe babai i Marijas do të më vrasë", rrëfen Leonardi.Që atëherë, adoleshenti u fshihet edhe të afërmve të tij, përveçse Prrojve. Teksa tregon me detaje situatën absurde në të cilën ndodhet, burgu i tij i përditshëm është një tjetër makth.Ajo çfarë bën Leonardi i ngujuar gjatë ditës është: luan futboll, sheh televizior ose luan me macen e tij. Por shpesh herë shtrihet dhe shikon tavanin për orë të tëra.Revista gjermane shkruan se në Shkodër ka një universitet, ka restorante, bare si dhe gra që ecin me kujdes, me takat e tyre të larta, nëpër rrugët me kalldrëm.Por Shkodra është edhe një qytet i varfër me papunësi të lartë. Në rrethina bie erë mbeturina. Në shtëpinë e Leonardit nuk ka ujë të rrjedhshëm…Oranews.tv