Akuzohet për lidhje me Jonah Hill

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja kosovare Rita Ora e ka tradhtuar ish- të dashurin e saj Robert Kardashian, me aktorin Jonah Hill.Ylli i hitit 'How We Do', e cila në fillim të këtij muaji ishte ndarë me yllin e show-t 'Keeping Up With The Kardashians', ku më pas ai publikisht e kishte akuzuar këngëtaren se ka qenë jo besnike ndaj tij, dyshohet se ka kaluar një natë pasiononte me aktorin 29-vjeç të serisë "21 Jump Street', derisa ende ishte në lidhje me Robin. "Rita ka kaluar një natë të nxehtë me Johah gjatë një udhëtimi në Nju Jork", i ka thënë një burim revistës 'USMagazine'.Këngëtarja e popullarizuar raportohet se e ka takuar Jonah  në një klub nate dhe më pas kishin shkuar bashkë në shtëpi, por Roberti shumë shpejt e kishte marrë vesh.“Mund t'ia falë trupin më shumë se 20 meshkujve në më pak se një vit, ndërsa mundohet të fillojë një karrierë". Për ndarjen e çiftit ishte fajësuar orari i ngjeshur i Ritës dhe stili i ndryshuar i jetës së saj. Rita ndaj të gjitha këtyre akuzave nuk kishte reaguar fare, duke i pranuar si në heshtje të gjitha ato.