Fyle në tryezë: Duhet reformë e thellë në drejtësi, përfshini Komisionin e Venecias
Tiranë- Ndërsa Komisioni Europian konfirmoi rekomandimin e tij se Këshilli duhet t'i japë Shqipërisë statusin kandidat, eurokomisioneri Stefan Fyle ka kërkuar reformë të thellë në sistemin e drejtësisë.Nga burime brenda dialogut të nivelit të lartë mësohet se komisioneri Fyle ka lexuar një pjesë të raportit duke u ndalur në sfidat që e presin vendin.Mësohet se Fyle është shprehur se ka nevojë për një reformë të thellë në drejtësi. Në këtë reformë duhet të përfshihet edhe Komisioni i Venecias dhe se duhen forcuar masat disiplinore kundër gjykatësve të inkriminuar.Po ashtu mësohet se Fyle është shprehur se ka nevojë për një front të përbashkët në luftën kundër narkotikëve dhe se politizimi i kësaj çështjeje nuk i shërben qëllimit.Burimet thonë se Fyle ka vlerësuar progresin në luftën kundër krimit të organizuar ,duke nënvizuar se ka vullnet politik për ta luftuar trafikun dhe krimin.“Policia ka ndërmarrë operacione të suksesshme për të luftuar drogën dhe krimin. Duhet të vazhdojë lufta kundër trafikut dhe krimit me të njëjtin ritëm në të ardhmen.Ndërkohë kryetarja e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, në fjalën e saj ka vlerësuar raportin si instrument për të bindur vendet anëtare.Sipas burimeve brenda takimit, Bregu ka shprehur kënaqësinë që janë vleresuar arritjet e qeverisë së mëparshme për të mbërritur në këtë pikë të rikonfirmimit të rekomandimit të statusit.Ajo ka nënvizuar se “8 vjet nuk krahasohen me 8 muaj, por procesi duhet të jete real dhe opozita do të thotë realitetin."Komisioneri Fyle ka nisur që në mëngjes herët takimet, duke u ndalur fillimisht në zyrën e kryeministrit Rama dhe më pas ka zhvilluar një tjetër takim me përfaqësuesen e opozitës, kryetaren e komisionit parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu.Ndërkohë në tryezën e dialogut, opozita po përfaqësohet nga kryetarja e komisionit të Integrimit Majlinda Bregu dhe deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi.Ndërsa ashtu si në takimet e tjera, mazhoranca përfaqësohet me një pjesë të mirë të kabinetit qeveritar, por të pranishëm janë edhe krerët e disa institucioneve kushtetuese.bk/oranews online/