Kukës, 28 të përjashtuarit nga shërbimi zjarrfikës: Rikthim në punë, ose vetëgjyqësi
Kukës- 28 ish-punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës të tunelit të Kalimashit, kanë protestuar gjatë ditës së sotme përpara Institucionit të Prefektit të qarkut të Kukësit, ku kanë kërkuar rikthimin e tyre në vëndet e punës ose në të kundërtën ata do të bëjnë vetëgjyqësi.Njëri prej tyre thotë se vendimi i qeverisë është shkatërrues për ta, duke qenë se nga përjashtimi ata nuk përfitojnë as nga reforma si ushtarak, duke qenë se ata kanë gëzuar këtë status sakohë që kanë qenë në krye të detyrës.Ndërkohë që një tjetër thotë se protestat do të jenë të përditshme, deri në zgjidhjen e problemit të tyre.Prej më shumë se dy javësh 28 ish-punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës të tunelit të Kalimashit po protestojë duke kundërshtuar reformën e ndërmarë nga Ministria e Brendshme për shkurtimin e vendeve të punës, por edhe përjashtimin e tyre për shkak të shkeljes së kritereve të marrjes në punë,që në momentin e punësimit të tyre.25 ish-punonjës janë penalizuar pikërisht për shkak të shkeljes së kritereve të punësimit, dy të tjerë janë penalizuar për shkak se i'u janë gjetur diplomat e falsifikuara, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre mund të përfitojë nga ligji, pasi ai është marrë në punë konform ligjit.Tashmë tuneli i Kalimashit ka një grup prej 22 ekspertësh, nga 50 që kanë qenë përpara reformës së ndërmarë.