PD: “Komisioni Felaj” barsaletë qesharake, duhet hetim i ri serioz
Tiranë-Partia Demokratike ka reaguar lidhur me rezultatet e bëra sot publike nga komisioni hetimor për trafikun e drogës, duke e cilësuar një barsaletë qesharake për shtyp.Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, tha se kryetarja e Komisionit Felaj u rrotullua dhe u përdrodh, por pyetjet mbeten pa përgjigje.Sipas saj Edi Rama dëshmoi sot se nuk ka ndërmend të bëhet asnjë ditë i përgjegjshëm, dhe të japë llogari për trafikun dramatik të drogës me bekimin qeveritar.Deklarata e plotëKryeministri Rama ia doli sot me sukses të bëhej qesharak në sytë e opinionit publik, duke e shndërruar komisionin e tij parlamentar hetimor, në një barsaletë për shtyp, që nisi si qesharake qysh dje, kur e paralajmëroi Felaj, e u bë edhe më shumë qesharake sot, kur e lexoi Felaj.Dje Felaj paralajmëroi me pompë të madhe, se sot do të ishte dita e të vërtetës. U mbars mali dhe polli një deklaratë.Felaj u rrotullua dhe u përdrodh, por pyetjet mbeten pa përgjigje.Ku i keni mushkonjat zoti Rama, që Felaj zbuloi se ishin avionë?Ku i keni guralecët që nuk i lejonin mushkonjat të uleshin në Gjadër?Kush ra më parë, piloti, avioni, rrota, apo friksioni?Përgjigja është e qartë.Në të vërtetë është rrëzuar Kryeministri, dhe me komisionin Felaj, ka rënë një herë e mirë dhe arsyeja dhe shëndeti mendor i kësaj mazhorance.Edi Rama dëshmoi sot se nuk ka ndërmend të bëhet asnjë ditë i përgjegjshëm, dhe të japë llogari për trafikun dramatik të drogës me bekimin qeveritar.Dhe këtë e vërtetoi majft mirë me kumtesën halucinante dhe të intoksikuar, që nuk i shërbeu as si gjethe fiku për të mbuluar gjurmët e drogës nën hundën e qeverisë.Partia Demokratike përsërit kërkesën se vetëm një hetim serioz për trafikun e drogës do të nxjerrë përgjegjësitë politike dhe do të parandalojë këtë dramë të madhe për vendin tonë.