Shkodër, humb kontrollin e motorit,aksidentohet për vdekje 24-vjeçari

Shkodër- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodres rreth orës 15:00 të së enjtes, tek zona e "Sahatit", pranë sheshit "Demokracia".24-vjeçari Emiljan Babaj, i cili po udhëtonte me një motor nga lagjia "Rus" në drejtim të qëndrës së qytetit, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë ,duke u zvarritur disa metra së bashku me mjetin, e duke u përplasur me bordurën ndarëse të rrugës.Kjo i ka shkaktuar fraktura të rënda në trup dhe kokë, duke bërë që 24-vjeçari të gjente vdekjen e menjëhershme në këtë aksident.Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekspertiza e policisë dhe autoambulanca, por çdo gjë ka qënë e kotë pasi i riu kishte ndërruar jetë. Menjëherë kanë nisur hetimet e policisë për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti fatal për të riun.Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta në kokë, fillimisht ka qënë i vështirë identifikimi i tij.Dy ditë më parë në segmentin Xhabije-Parrucë një motoçikletë u përplas me një fuoristradë, por fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.