Vrasjet, KSHK e bashkësitë fetare: Të mbrojmë familjen nga krimi
Tiranë- Marrë shkas nga dy ngjarjet e fundit të krimit në familje në Fushë Kuqe dhe Peshkopi, Komiteti Shtetëror për Kultet sëbashku me Bashkësitë Fetare dënon me forcë këto akte dhe çdo formë tjetër të krimit apo dhunës brenda familjes, të cilat cenojnë rëndë familjen dhe jetën e individit, si e drejtë hyjnore dhe kushtetuese.Përmes një komunikate për mediat, Komiteti Shtetëror për Kultet, sëbashku me Bashkësitë Fetare theksojnë se jeta është dhuratë e Zotit dhe si e tillë askush nuk ka të drejtë ta cenojë apo ndërpresë atë.“Ne besojmë se familja është bërthama e shoqërisë, shkolla e vlerave dhe e dashurisë dhe si e tillë, duhet të bëjmë çmos që ta mbrojmë atë nga krimi dhe dhuna. Jeta është dhuratë e Zotit dhe si e tillë askush nuk ka të drejtë ta cenojë apo ndërpresë atë. Përtej këtyre ngjarjeve të rënda, ne theksojmë se familja është institucioni i vetëm ku buron jeta dhe dashuria, prandaj të gjithë duhet ta mbrojmë me forcë këtë institucion kaq të rëndësishëm duke sjellë në vëmendjen e shoqërisë se dhuna kurrsesi nuk mund të jetë zgjidhja e problemeve në familje”thuhet në deklaratë.Krimi i dyfishtë në Fushë Kuqe ku nëna vrau vajzën dhe më pas veten dhe vrasja e 21-vjeçares 5 muajshe shtatzanë në Peshkopi nga familjarët e saj tronditën mbarë opinionin publik.