Durrës, burri i vë flakën vetes në mes të qytetit, rëndë në spital

Durres- Një 64 vjeçar ka tentuar t'i japë fund jetës duke i vënë flakën vetes në qendër të Durrësit.Ngjarja ka ndodhur gjatë drekës, ndërsa personi që tentoi të vetëflijohet është identifikuar si Hajri Robi banues në lagjen 8.Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes dyshon se gjithçka ndodhi në kushtet e një depresioni të thellë, ndërsa personi u transportua në spital në gjendje të rëndë.