Kurbin, jeta e banorëve në fshatin pa emër
Kurbin- Kanë braktisur banesat e tyre në veri të vendit duke ju drejtuar Shqipërisë së mesme por edhe këtu nuk kanë gjetur tokën e premtuar.Të përqëndruar pranë Kurbinit familjet të cilat prej 20 vitesh jetojnë aty nuk dihet se cilës njësi vendore i përkasin.Ata nuk dinë se kujt zone duhet ti drejtohen pasi zona është e ndarë mes Bashkisë Laç, Mamurrasit e komunës Fushë Kuqe. Referuar këtij fakti banorët e rinj me të drejtë kanë vendosur ta cilësojnë këtë vënd si "fshati pa emër".E vetmja mënyrë jetese ndër të paktat që ka kjo zonë,është sektori ë bujqësisë."Unë jam nga Kurbneshi i Mirditës , bëj 16 vjet që jetoj në zonën këtu , ka banorë që jetojnë në barake. Vetëm kemi bërë letrat, hap i parë i legalizimeve, kemi paguar dhe taksat e tokës. Dhe s’merret kush, spyet njeri ka apo nuk ka ujë, cfarë bëhet"-shprehet një banor."As ndihmë ekonomike , asnjë gjë . Ka përshembull familje që kanë 20 dynym tokë, dhe merr ndihmë ekonomike , ndërsa ne asgjë.”thotë një banor tjetër.Pa infrastrukturë, tabela orientuese, qëndër shëndetësore, shkolla, e për më tepër pa një emër, është jeta që kryejnë banorët e zonës të cilet duket se kanë humbur tërësisht identitetin e tyre./oranewsonline/