AMF do të përcaktojë vetë pagat, Do ulet numri i anëtarëve
Tirane- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar mes debateve ndryshimet në ligj të cilat parashikojnë shkurtim të anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Finaciare por njëkohësisht i dha të drejtë këtij institucioni që të përcaktojë vetë pagat dhe shpërblimet e punonjësve.Kryetarja e AMF Enkeleda Shehi kundërshtoi uljen e anëtarëve të bordit ."Sa më shumë profesionist , të kualifikuar, të mirë, të mënçur, të jenë aty, aq më mirë do të ishte"-u shpreh Shehi.Deputeti Ridvan Bode i përcaktoi ndryshimet në ligj thjesht si çështje politike ndërkohë që kritikoi faktin që ky institucion do të vendos vet për nivelin e rrogave."Përse do të nderpritet mandati i saj për rregullimin e ligjeve ,nuk do të thotë që drejtuesi përkatës të pushohen, të largohen kur ata kanë një mandat .Dhe kjo për një sërë institucionesh që varen nga Kuvendi , siç është AMF-ja , siç ishte AMA"-tha Bode.Seanca u shoqërua me debate edhe mes deputëve të mazhorancës për kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve dhe kreut të AMF.sg/oranews online/