Lezhë, lidhet me litar dhe grabitet 70-vjeçarja, 2 në pranga

Lezhë- Një e moshuar ka rënë pre e grabitjes me dhunë. Ngjarja është regjistruar në Torovicë të Lezhës, ku tre persona të maskuar kanë hyrë në banesën e 70-vjeçares me iniciale P.D, e kanë lidhur me litar dhe më pas i kanë grabitur bizhuteri dhe sende ari me vlerë.Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se e moshuara ka dëmtime në disa pjesë të trupit.Ndërkaq grabitësit e larguar nga vendgjarja janë identifikuar nga blutë dhe vetëm 5 orë pas grabitjes kanë mundur të arrestojnë 2 prej autorëve, ndërsa i treti është shpallur në kërkim.Në pranga kanë rënë Tomi Ujka 31 vjeç dhe Esidor Marku 22 vjeç, ndërsa Kristjan Suti është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet do ti referohen Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.(Video: Dëshmia e të moshuarës)