Kontrolli i mazhorancës në SHISH, Qefalia: Nuk bëjmë gjueti shtrigash
Anëtari i grupit të Kontrollit, Xhemal Qefalia është shprehur se kanë gjetur bashkëpunimin e SHISH, ndërsa theksoi se mazhoranca nuk do të bjerë në nivelet e opozitës, duke siguruar se do të jenë diskretë në raport me mediat mbi gjetjet në këtë institucion.Në intervistën e mbrëmjes, në RTV Ora News për gazetarin Drini Zeqo, Xhemal Qefalia tha se politizimi i çështjeve të sigurisë kombëtare ndikojnë drejtëpërdrejtë në ruajtjen e sigurisë e standarteve të një shteti.Sipas tij serioziteti dhe korrektësia për rrjedhën e informacionit duhet të jetë primare dhe kjo ngarkon me përgjegjësi si punonjësit e shërbimit ashtu dhe ata politikanë të cilët kanë akses për të depërtuar dhe për tu njohur me këto informacione.Grupi i kontrollit të SHISH u miratua nga Komisioni i Sigurisë vetëm me votat e mazhorancës, më 23 prill, ndërsa opozita refuzoi një kontroll të tillë duke e konsideruar një cënim të pavarësisë së institucionit të inteligjencës.Grupi i kontrollit i përbërë vetëm me deputetët të mazhorancës vlerëson se puna po ecën normalisht.Intervista e plotëDrini Zeqo: Si ka qënë bashkëpunimi i deritanishëm me strukturat e SHISH për kryerjen e kësaj proçedure?Xhemal Qefalia: Shërbimi Informativ Shtetëror eshtë një garanci më shumë për të garantuar sigurinë kombëtare dhe rrjedhja e informacioneve ndikon drejtepërdrejtë dhe në sigurinë kombëtare. Kjo është edhe arsyeja pse ne kemi vajtur me një grup mbikëqyrje për ta ushtruar këtë kontroll. Që të jem i sinqertë në të dy takimet që kemi zhvilluar kanë qënë takime normale , kemi kontaktuar dhe drejtuesit e lartë të Shërbimit Informativ, i kemi njohur me qëllimin, me objektin dhe me planin e kontrollit .Ka pasur një bashkëpunim, i cili do të jetë deri në fund të mandatit të kontrollit, me një afat prej një muaji. Në fund të kontrollit ne sigurisht do t’i qëndrojmë në mënyrë konseguente ruajtjes së sekreteve për të mos i bërë mediatike.Nëse nga opozita janë trumbëtuar me të madhe disa nga informacionet e hedhura nga shërbimi si gjetje fantastike, ne do jemi shumë të kujdesshëm për ta ngritur Shërbimin Informativ Kombëtar në standarte bashkohore.Drini Zeqo: A është krijuar një standart në politikën shqiptare të hedhjes në publik të informacioneve të cilat në fakt nuk shërbejnë, por janë për të krijuar luftë mes palëve ?Xhemal Qefalia: Politizimi i çështjeve të sigurisë kombëtare përbën një problem për vetë sigurinë kombëtare dhe nga secila palë. Qoftë nga opozita , qoftë nga mazhoranca , të shfrytëzohen informacione të tilla. Absolutisht që do ndikojnë drejtpërdrejtë në ruajtjen e sigurisë e standarteve të një shteti të antarësuar në NATO. Standartet e një shteti i cili aspiron për të marrë statusin e një vëndi kandidat, ku do japë një imazh jo shumë pozitiv edhe në vendet partnere. Kështu që serioziteti dhe korrektësia për rrjedhën e informacionit duhet të jetë primare. Kjo ngarkon me përgjegjësi punonjësit e shërbimit , pse jo dhe atë pjesë të politikanëve të cilët kanë akses për të depërtuar dhe për tu njohur me këto informacione. Çdo anëtar i komisionit të sigurisë por edhe politikanët, të cilët ka një akses më shumë se qytetarët e thjeshtë për tu njohur më shumë me këto informacione.