Rama: Po përmirësojmë imazhin e vendit, ligjeratë në Hagë
Hage- Qeveria shqiptare po punon për ndryshim e imazhit të vendit, një proces i përditshëm dhe afatgjatë. Keshtu deklaroi kryeministri Rama në ligjëratën që mbajti në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, mbi Europën, Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor."Qeveria jonë e re po punon mbi imazhin e vendit dhe ne mbetemi të hapur ndaj çdo sugjerimi. Megjithatë, kjo nuk është diçka që ka lidhje vetëm me imazhin, por çka është më thelbësore kjo ka lidhje me transformimin. Procesi i integrimit është një instrument i jashtëzakonshëm transformimi. Mendoj se marka e vendit tonë, por gjithashtu e të gjithë rajonit është thelbësore për aftësinë e tij në tërheqjen e turizmit dhe investitorëve, por para së gjithash dhe veçanërisht, është e rëndësishme të ndryshojmë qëndrimin e të tjerëve ndaj nesh.Kjo nuk ka të bëjë me një zgjidhje afatshkurtër, por me përpjekjen për të ndryshuar të ardhmen e Shqipërisë dhe të rajonit. Ne shpresojmë të marrim statusit të vendit kandidat në qershor dhe ne shpresojmë të shkurtojmë periudhën drejt anëtarësimit."Rama tha se Europa e Bashkuara sfidon nacionalizmat e vjetëruar" u shpreh Rama. Kryeministri shfrytëzoi momentin për të bërë dhe një selfie me studentët shqiptarë bursantë të BE-së në fund të bashkëbisedimit.
Me studente shqiptare bursante te BE, ne fund te bashkebisedimit ne Hague Institute of Global Justice. pic.twitter.com/oZ4WdoJpGP— Edi Rama (@ediramaal) May 26, 2014