Rama pret ministrin izraelit: Projekte dhe bashkëpunim mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama priti sot, në një takim, Ministrin e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, zotin Yair Shamir.Gjatë takimit kryeministri Rama dhe ministri Shamir theksuan gatishmërinë për të krijuar një moment të ri bashkëpunimi mes dy vendeve, që i përgjigjet edhe lidhjes së veçantë të vendosur midis dy popujve.Ministri Shamir nënvizoi se kjo vizitë e tij i shërben forcimit të marrëdhënieve dhe për të diskutuar mundësitë ku dy vendet mund të punojnë bashkë, me nisma e projekte konkrete, sidomos  në fushën e agrikulturës dhe zhvillimit rural.