PD: Mazhoranca mos braktisë seancën ndaj Skuqit,MB: Gazetari s’ka bërë asnjë kallëzim
PD kërkon që mazhoranca të mos e braktisë mbledhjen e nesërme për akuzat për trafik droge dhe të marrë pjesë ne seancën degjimore me gazetarin Telnis Skuqi. Deputeti i Partisë Demokratike Bedri Hoxha tha se veç kërkesës së PD të firmosur nga 9 anëtarët e këtij komisioni, ka një tjetër kërkesë nga shoqata e gazetarëve për këtë seancë dëgjimore.Nga ana e saj Ministria e Brendshme ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për shtyp ku sqaron se “shtetasi Telnis Skuqi, gazetar i gazetës RD, nuk ka bërë asnjëherë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës lidhur me pretendimet e bëra publike prej tij dhe deputetëve të PD-së për kërcënime me jetë.”Sipas Ministrisë së Brendshme “gazetari Skuqi nuk ka pranuar të paraqitet në Polici dhe as të japë të dhëna lidhur me ngjarjen, për të cilën pretendon se ka qenë një kërcënim me jetë për të dhe familjen e tij”Deklarata e plotë deputetit të PD Bedri HoxhaMazhoranca socialiste në Komisionin e Edukimitdhe Medias refuzoji me vote dëgjesën e gazetarit Telnis Skuqi, të kërkuar me shkrim nga Shoqata e GazetarëveP rofesionistë të Shqipërisë.Kur nëntë deputetë të opozitës, një e treta e Komisionit, paraqitën kërkesë me shkrim për këtëdëgjesë, çka e bënë atë të detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit, kolegët e mazhorancës braktisën mbledhjen me qëllim të pengonin vazhdimin normal të saj perms kuorumit të munguar.Kujtojmë se gazetari Telnis Skuqi nga Gjirokastra ishte i pari, i cili në prill të këtij viti, investigoi dhe publikoi të dhëna mbi trafikun e drogës dhe raportoi për përdorimin e avionëve te vegjël nga narkotrafikantët. Pas kësajai u kërcënua me jetë, vetë e familjarisht; ne pragune banesës së tij herët në mëngjes i hodhën një kokë dhie: mesazh i qartë se duhet të mbyllte gojën e të rrinte urtë. Nga informacionet që kemi policia nuk ka vepruar për ta marrë në mbrojtje.Deputetët e opozitës besojnë se lufta kundër drogës është detyrë e shtetit dhe e gjithë shoqërisë.Gjithashtu themelore në një demokraci plural është liria e medias. Gazetari Telnis Skuqi e ka bërë punën e tij.Eshtë rradha jonë tani; prandaj ftoj deputetët socialistë të mos bojkotojnë mbledhjen e Komisionit nesër në orën10.00 për dëgjesën e e zotit Skuqi.Njoftimi i plotë i Ministrisë së BrendshmeDrejtoria e Policisë Qarku Gjirokastër sqaron opinionin publik se shtetasi Telnis Skuqi, gazetar i gazetës RD, nuk ka bërë asnjëherë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës lidhur me pretendimet e bëra publike prej tij dhe deputetëve të PD-së për kërcënime me jetë.Pas raportimit në media dhe deklarata nëKuvend nga përfaqësues politik, Drejtori i Policisë së Gjirokastrës e ka telefonuar personalisht z.Skuqi duke i ofruar gatishmërinë e plotë të Policisë së Shtetit për të hetuar lidhur me pretendimet.Megjithëse është kontaktuar nga Policia, z.Skuqi nuk ka pranuar të paraqitet në Polici dhe as të japë të dhëna lidhur me ngjarjen, për të cilën pretendon se ka qenë një kërcënim me jetë për të dhe familjen e tij.Policia e Shtetit është e gatshme të garantojë sigurinë e shëndetit dhe jetës sëçdo qytetar.