Sherr mes deputetësh te Kryesia e Kuvendit, Prenga i PS grusht Strazimirit

Tirane- Debatet e ashpra mes mazhorancës e opozitisës sot janë zëvendësuar me përleshje fizike në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillohej mbledhja e komisionit të Ligjeve.Një pyetje ironike e deputetit Gent Strazimiri, drejtuar ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, është bërë ë shkas që disa minuta më vonë jashtë ambieneteve të Komisionit të Ligjeve të degjeneroj një konfrontim fizik mes ligjvënësve.“Në rastet kur komisioni i ligjeve ngarkon Armandon të thërrasë dikë për punë diplomatike, historia konkludon që Xhemali e Pirro të bëjnë një inspektim atje pastaj një peticion nga masat dhe shkarkohet dhe është shkarkuar. Rasti I Zana Xhukës. E shikoni si zgjidhje këtë, që Xhemali me Pirron të shkojnë në KLD të vijë një fletërrufe nga populli e të shkarkohet KLD?! “ u shpreh StrazimiriMë pas deputetët e mazhorancës Pirro Lutja, Xhemal Qefalija dhe Armando Prenga janë përplasur fizikisht me deputetin demokrat Gent Starzimiri.  Bëhet e ditur se ka qënë deputeti socialist i Lezhës Armando Prenga ai që ka qëlluar me grusht deputetin demokrat Strazimiri.Është dashur vetëm ndërhyrja e gardës për të qetësuar situatën. Kjo deklaratë është pasuar me konflikt verbal në korridorin e Kryesisë së Kuvendit, që është shndërruar më pas në përplasje fizike. Më pas opozita ka braktisur Komisionin e Ligjeve duke e cilësuar këtë si një situatë të paprecedentë.Reagon Basha Ndërkohë vetëm pak kohë me pas, reagoi dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, ku sulmin ndaj deputetit Strazimiri , e ka cilësuar si skenar te kryeministrit Rama për të mbyllur gojën e opozitës.“Edi Rama ka dështuar në çdo drejtim” tha Lulzim Basha. Sipas tij “vetëm karteli i drogës ndihet i fuqishëm në Shqipëri dhe guxojnë të sulmojnë fizikisht opozitën.” strazimiri (në foto momente pas konfliktit)Strazimiri: Provokim, Prenga i dënuar disa herë në Itali Pas sherrit ka ardhur dhe reagimi i deputetit Strazimiri. Përmes rrjetit social fb, deputeti demokrat thotë se kjo situatë ishte vazhdim i provokimit të parë me 9 prill të këtij viti nga katër kolegë të mazhorancës të drejtuar nga Prenga, të cilin e etiketon si një person të pluridenuar në Itali për thyerje vilash, drogë dhe prostitucion.“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen të nderuar miq të majtë e të djathtë. Ishte një situatë e cila nuk më gjeti të papërgatitur pasi provokimin e parë e kam patur në datë 9 prill të këtij viti, nga të njëjtët individë, 4 deputetë të PS, nën drejtimin e Armando Prengës, person i pluridenuar në Itali për thyerje vilash, drogë dhe prostitucion!Për këtë arsye e kam denoncuar të nesërmen me 10 prill në fjalën time ne Kuvend, duke i bërë thirrje Edi Ramës që "eksperienca e burgaxhinjve që ke futur në Kuvend, nuk te ndihmon ne rrugën e integrimit" dhe se "reduktimi i Parlamentit ne një vend konflikti mes bandave rivale në një kaush burgu" nuk është zgjidhje e hallit të tij (minuta 3.39)” shkruan ai.Ndërkaq Strazimir shton se sulmi ndaj tij i shton më tepër vendosmërinë për të mos e lënë këtë vend në dorë të narkotrafikantëve.“Sulmi ndaj meje (për fat të mirë pa asnje pasojë), vetëm se më shton vendosmërinë që këtë vend të mos ia lemë narkotrafikantëve, ata nuk mund të jenë modeli "edukativ" i fëmijëve tanë!Kjo është një çështje që duhet të bashkojë çdo shqiptar të ndershëm pavarësisht bindjeve politike!Ju faleminderit edhe një herë për mbështetjen ndaj meje dhe kolegëve të opozitës!”Prenga:Strazimiri të vërtetojë me dokumente që kam qenë i dënuarI menjëhershëm ka qenë reagimi deputetit socialist Armando Prenga. Ai i kërkon deputetit demokrat që të publikojë vendimet e gjykatave për çështjet që e akuzon.“Strazimiri të vërtetojë me dokumente që unë kam qenë i dënuar. Ai duhet të publikojë vendimin e gjykatës. Nëse del që kam qenë i dënuar, unë do të lë mandatin dhe tërhiqem nga politika. Mos më marrë si referim, për të ofenduar një qytet të tërë. Pashë Qefalinë që po debatonte, bashkë me të u afrova me Piro Lutajn për t’i ndarë, por dëgjova ofendime nga ato të përhershmet të Strazimirit, të një rrugaçi, pastaj u shtymë. Sa për akuzat e tij (drogë, prostitucion, vjedhje) them se janë thjesht politike, por për këtë do të përballemi në gjykatë. Duhet ta dijë Strazimiri se jam person i martuar me dy fëmijë, akuzat e tij janë për të më marrë mua për pikë referimi. Kurrë nuk do ta lejoj t’i fusë të gjithë në një thes, sepse kush shkel ligjin përballet me gjykatën, dhe zona ku jam unë për mua është perla e Shqipërisë”shprehet Prenga. Qefalia: Nuk kam asnjë konflikt me Strazimirin, unë e pyeta, ai ofendoiDeputeti Xhemal Qefalia reagon pas konfrontimit fizik të deputetit të PS, Armando Prenga e deputetit të PD, Gent Strazimiri në korridorin e Kryesisë së Kuvendit. Qefalia deklaron se nuk ka asnjë konflikt me deputetin demokrat.Qefalia: Absolutisht s'kam patur dhe as kam asnjë konflikt me Strazimirin.Marrëdhëniet me deputetin Strazimiri kanë qënë korrekte si me gjithë kolegët e tjerë. Për rastin konkret po e pyesja deputetin Strazimiri, për çfarë më kishte përmendur dhe cituar mua e kolegun Lutaj. Strazimiri doli nga kontrolli duke ofenduar dhe ngritur zërin, gjë që tërhoqi vëmendjen e personave të tjerë.Jemi deputetë e nuk jemi në Parlament për të baltosur dhe ironizuar njëri-tjetrin, siç po ndodh rëndom kohët e fundit.Berisha: Akte banditeske, "Rama IK" duhet të jetë vendimi ynëIsh-kryeministri Berisha ka reaguar ashpër në rrjetin social fb pas incidentit. Sipas tij perfaqesuesit e aleances se qelbësirave me urdher te Rames, sipas nje skenari te nisur jave me pare, agresuan ne detyre, ne ambientet e Parlamentit deputetin Gent Strazimiri. Për Berishën , Shqipëria shpëton nga kjo klikë vetëm nga betimi i popullit për ta larguar nga pushteti.Berisha: Me urdher te Ediskobarit 4 deputete te PS sulmojne ne detyre ne Parlament, fizikisht, deputetin Gent Strazimiri.Te dashur miq, perpjekjeve tona te vendosura per te kontribuar ne jeten parlamentare te vendit dhe permbushur detyrimet tona kushtetuese si opozite e vendit kane si pergjigje mohimin e te drejtave tona kushtetuese ne Parlament nga Edvin Kristaq Rama dhe sulmin fizik ndaj deputeteve te opozites.Keshtu, perfaqesuesit e aleances se qelbesirave Qefalia, Prenga, Fino dhe Bejko me urdher te Rames, sipas nje skenari te nisur jave me pare, agresuan ne detyre, ne ambientet e Parlamentit deputetin Gent Strazimiri. Javen e kaluar, po me urdher te Rames, kjo aleance i mohoi opozites te drejten kushtetuese per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per hetimin e lidhjeve te Rames dhe qeveritareve te tjere me drogen. Qytetare, keto jane dite te zeza per shoqerine tone. Akuzave tona te bazuara per lidhje te neo-bllokmeneve me drogen dhe krimin, per mega mashtrimet elektorale te Edvin Kristaq Rames, per shkaterrimin e mbi 30 mije vendeve pune, per vjedhjet e medha ne tendera, dogana dhe tatime, kerkesave te ligjshme te grevisteve te urise per vendin e punes klika ne pushtet iu pergjigjet me shkelmimin e te drejtave kushtetuese te deputeteve te opozites dhe organizimin e akteve banditeske ndaj tyre ne Parlament, iu pergjigjet me kercenime me portretet e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, me ndjekje penale te grevisteve qe po flijohen per te drejtat e tyre. Shqiperine e shpeton nga kjo klike vetem betimi juaj per largimin e tyre nga pushteti. "Rama IK" duhet te jete vendimi yne, beteja jone, fitorja jone!(Video: Momentet pas konfliktit)