140 artistë peticion kundër kontratave të punës: Ndalni shkatërrimin e TKB

Tiranë- Pas protestave të shumta, artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit radikalizojnë qëndrimin e tyre kundër reformës së njoftuar nga Ministria e Kulturës. 140 artistë të TKB-së kanë nëshkruar një peticion kundër shkatërrimit të këtij institucioni, ndërsa paralajmërojnë se në rast të mosmarrjes parasysh të kërkesës së tyre do të futen në grevë urie.Revolta e artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit e Ansamblit kundërshton kontratat e reja të punës me afat të përcaktuar.Artistët deklarojnë se nuk do të nënshkruajnë asnjë kontratë 6 mujore për aq kohë sa propozimi i ri shkel nenin 171 të kodit të punës, kontratën kolektive dhe nenin 13 të ligjit për artin dhe kulturën.Ndërkaq për kerkesat e tyre ka pasur reagim edhe nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Sipas saj, përkundër çdo frike, reforma nuk ka për qëllim heqjen nga puna të asnjë artisti.