"Në këmbë kundër kundër drogës. Rama në shtëpi", protesta e opozitës para kryeministrisë

Në orën 11:00 protestuesit e opozitës po bëhen gati të nisin marshimin drejt kryeministrisë. Nën moton "Një popull në këmbë kundër drogës; Rama në shtëpi" Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të zbresin sot në sheshin "Skënderbej" në një marshim që do vijojë nëpër bulevardin "Dëshmorët e Kombit", për t'u ndalur para selisë së Kryeministrisë.Ata kërkojnë largimin e Ramës duke e quajtur përgjegjës për rritjen e trafikut të drogës në Shqipëri.