BERZH 60 mln euro për SME, Ahmetaj: Ndërrmarrjet nën mesataren e zhvillimit
Tiranë-Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep 60 milion euro për të ndihmuar financiarisht ndërrrmarrjet e vogla dhe të mesme.Kreu i Zyrës së BERZH-it në Tiranë, Fabio Serri, u shpreh se në kohë krize të kreditimit financimi i ndërrmarrjeve është shumë i nevojshëm."Fondi i Zgjerimit të Ndërmarrjeve është një instrument financiar për vendet e Ballkanit Perëndimor, objektivat e të cilit janë rritja e aftësisë konkurruese dhe cilësisë së produktit; inovacioni, futja e tekonologjive dhe produkteve të reja të aplikueshme për të arritur në përdorimin më të mirë të forcës së punës. Synojmë të , inkurajojmë kompanitë për të aplikuar standarde më të lartë.Vlera e Fondit të Zgjerimit të Ndërmarrjeve është 60 milionë euro dhe synon të plotësojë nevojat në rritje për financime të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme lokale, të mbështetura jo sa duhet nga burime të tjera të financimit." tha ai.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi se në vendin tonë niveli i zhvillimit të SME-së është nën nivelin mesatar.Në fjalën e tij, ministri Arben Ahmetaj, tha se Fondi i Zgjerimit të Ndërmarrjeve është është një instrument inovativ dhe sfidues dhe theksoi se ka ardhur momenti që sipërmarrja shqiptare të kalojë në një tjetër nivel ekonomik, nga niveli i ideve të biznesit në 20 vite, në ide inovative që ndihmojnë në kapërcimin ekonomik.“Që të bëjmë këtë kërcim ekonomik, për të cilin jemi jemi duke luftuar, ne duhet të jemi shumë inovativë dhe i takon sipërmarrjes që të jetë inovative, qeverisë të jetë promovuese dhe lehtësuese, sepse instrumentet financiare janë dhe instrumenti financiar është tejet interesant, është sfidues për të gjithë logjikën bankare. Ky instrument financiar është fantastik. Nuk kërkon kolateral. Nuk kërkon siguri. Riskon së bashku me ju dhe promovon pjesëmarrjen në biznes”, u shpreh Ministri Ahmetaj.Ndërmarrjet e Vogla dhe të mesme përcaktohen si protomore të zhvillimit ekonomik dhe të punësimi.Të pranishëm në këtë aktivet ishin dhe kreu i Zyrës së Berzhit në Tiranë, Yngve Engstrom, kreu i Operacioneve të delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Claudio Viezzoli, Drejtori i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, si dhe përfaqësues të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme që operojnë në vendin tonë.