Prokuroria 9 vjet burg për Thimion: Kokëdhima-Rama, bandë e strukturuar

Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 9 vjet burg për koleksionistin Gjergji Thimio, gjatë pretencës që u lexua për gati një orë nga prokurori Ervin Karanxha.Ashtu si në seancën e parë edhe në atë të sotmen koleksioniti përsëriti akuzat ndaj Koço Kokëdhimës, kryeministrit Edi Rama,duke i quajtur një bandë të strukturuar. Ai hodhi akuza të forta edhe mbi punën e prokurorisë, duke u shprehur se kanë falsifikuar procesverbalet.Ndërsa për bashkëpunëtorin e koleksionistit Thimio, Arben Spahon, akuza kërkoi 7 vjet burg, duke qenë se ky i fundit ka bashkëpunuar ngushtë më autoritetet duke ndihmuar kësisoj hetimet. Spaho nuk ka qënë i pranishëm vetë në sallën e gjyqit, duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës.Gjatë leximit të pretencës, prokurori Karanxha sqaroi se Thimio përveç vjedhjes ishte edhe një vend i sigurtë për të gjithë hajdutët e tjerë,duke qenë se ata e kishin të sigurtë shitjen e veprave që vidhnin.Gjergji Thimio u arrestua tetorin e vitit të shkuar gjatë operacionit të koduar ikona. Ndërsa ky operacion nga vetë koleksionisti u cilësua si një hakmarrje e Koço Kodhimës, duke qenë se ai nuk i dhuroi një pikturë të Onufrit me vlerë 1 milion euro,kryeministrit Edi Rama.Sipas Thimios, Rama do t'ia dhuronte këtë pikturë këshilltarit të tij, ish-kryeministrit britanik Toni Blair.