Kryeministri Rama duke dalë nga kryesia e kuvendit pasi mori pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale

Harta e re territoriale e Shqipërisë do të ketë 47 ose 57 njësi vendore. Janë këto dy variantet që kanë kaluar fazën seleksionuese nga mazhoranca qeverisëse nga 5 të tilla që perzantoi vetëm një javë më parë. Dy variantet u prezantuan nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Çuçi, në mbledhjen e Komisionit të Reformës Territoriale pa praninë e medias, ndërsa i pranishëm në mbledhjen e sotme ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.