Investigimi: Heroina e marijuana me avionë nga Shqipëria drejt Italisë
Tirane- “Corriere della Sera” gazeta më e madhe në Itali ka bërë një investigim në lidhje me trafikun e drogës përmes ajrit. Investigimi i gazetarit Andrea Galli, Gianni Santucci, publikuar më 20 maj me titull “Heroinë e mariuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Droga vjen me avionë turistikë” tregon se sa lehtë mund të bëhet ky trafik droge përmes ajrit edhe nga Shqipëria ku nga janari deri në prill të 2013 janë sekuestruar 9730 kilogramë marijuanë.Titulli origjinal ne italisht: "Esplora il significato del termine: Eroina e erba dall’Albania in Italia""Praktikë në fushë: cdo ditë dhe gjithë vitin". "Lajmërim për tu ulur: JO". "Personel në fushë: vetëm nëse kërkon" osë "nga ora 9 deri në perëndim" apo edhe "Në fund të javës".Ulen kudo, prej tarifave të përballueshme, në aeroportet e vogla në Itali, apo të njohura më mirë si fusha ajrore, në një rrip asfalti e më shpesh edhe në bar duke i përdorur si pista, fshehur në grurë, në pyje, jo shumë larg rrugëve kryesore të provincës e krahinës, që shndërrohen lehtësisht në rrugë të përshtatshme për tu arratisur, duke i bërë uljet apo ngritjet në ajër, pa pagesë dhe krejt të lira. Në cdo kuptim. Është vështirësia e pilotit, që zakonisht i besojnë një klasikeje të vjetër, Cessna 172 apo një avion të tipit "Piper", të deklarojë identitetin e tij apo edhe të mallit që transporton. Në teori, i duhet të firmosin një vetë-denoncim. Në fakt, kontrollet janë shumë të ralla, për të mos thënë se nuk bëhen fare. Prej disa muajsh, në levën e avionëve, kryesisht në arrdhje nga Shqipëria, kanë qënë personazhe të cilët osë kanë precedent osë janë të dënuar. Fluturojnë nën lartësinë 450 metra për t'jua "hedhur" radarëve. Kanë material për të fshehur: drogë.Sigurisht, kiminelët janë mollë të kalbura dhe udhëtimet e tyre përfaqësojnë anomaly në një botë, një një fluturim turistik. Por fronti i ri tashmë është i hapur.Fluturimet në qiejt e Europës, tashmë ndjekin disa rrugë: Nga Maroku drejt Spanjës dhe Portugalisë, nga Franca në Angli, Nga vendet e Ulëta drejt atyre balltike. Në 2010-ën, Europa e kishte ngritur nivelin e alarmit.Në disa pjesë të Europës janë peëpjekur për ta sistemuar këtë (Franca, Belgjika, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ngritur një grup të shërbimit të shpejtë ),në vende të tjera janë me vonesë. Megjithatë, shembujt nuk mungojnë: Ofensivat e trafikantëve të Amerikës së Jugut (që zotërojnë flota të tëra për trafik në Meksikë , Karaibe ,Afrikë ) dhe kundërsulmet e Shteteve të Bashkuara , në një konflikt që ka zgjatur prej vitesh me strategji dhe dredhi të reja . Në Angli , Agjensia Kombëtare e Krimit sapo ka lëshuar një alarm mbi trafikun e drogës dhe armëve në bordin e avionëve të vegjël, të nxitur nga raportimet e njerëzve që jetojnë pranë aeroporteve.Nga Shqipëria transportohet marijuanë dhe hashash të prodhuara në vend dhe heroinë e blerë më parë nga Turqia. Lëndët narkotike mbushin valixhe dhe çanta të ngarkuara në bordin e avionëve "Cessna" dhe "Piper". Nga janari deri në prill,sipas burimeve nga policia shqiptare, në Itali janë ulur (dhe sekuestruar ) 9730 kilogramë marijuanë.Organizatat kriminale preferojnë sipas traditës, të diferencojnë investimet dhe kështu ja ku hapen edhe kanalet me Greqinë (në periudhë të njëjtë janë konfiskuar 13 mijë kilogramë ) dhe Bavarinë , Gjermaninë (5600 kg). Në Shqipëri është konfirmuar arrestimi i Giorgio Riformato , 58 vjeç, me origjinë nga Luino, në provincën e Varezes, autor i një ulje emergjente në Shqipëri me avionin e tij " Piper", në afërsi të vendit , një plazh rreth 80 km nga Tirana, ishin zbuluar 460 kilogramë marijuanë të "lidhura"me të , të pakten sipas padisë. Teknikët janë duke deshifruar iPAD-in dhe celularin në çantën e tij , në kërkim për emra , numra , drejtime.Ende zëra hetimi, jo të vërtetuara me prova , flasin në këto orë mbi uljen e një ngarkese me peshë të rëndë droge nga Emilia Romanja. Por ku pikërisht ? Në rajon ka gjashtëdhjetë aeroporte të vegjël , e për më tepër , siç ndodh kudo , pa kufizime të veçanta . Për shembull, nuk është rekomanduar levizja hyrëse dhe nisja në rast shiu të madh Shpesh nën titullin "rregulla për të ndjekur , " ndjek titulli "asnjë"."Atëherë futja e kufizimeve në aeroporte të vogla dhe inspektimi nga policia " shpjegojnë te pasionuarit me fluturimet turistike, "bie në kundërshtim me filozofinë e vërtetë të sportit ". Tjetër çështje siç mund të zbulojnë hetimet e ardhshme është prania e mbulimeve dhe bashkëpunimi i heshtur . Në aeroporte nuk funksionon kulla e kontrollit , edhe pse artizanale , dhe ka vullnetarë në radio për të ndjekur uljen dhe ftojnë pilotin për të shkruar në librin e llogarive: Emrin , vendin e origjinës , mallrat për të deklaruar. Shumë pak për ti deklaruar luftë drogës.Eroina e erba dall’Albania in Italia La droga vola sugli aerei da turismo