Të shkarkuarit nga administrata, dita e tretë e grevës së urisë

Tirane- Greva e urisë së një grupi të shkarkuarve nga administrata vijon në ditën e saj të tretë.Të vendosur në 2 çadra pranë Kryeministrisë, grevistët thanë se zgjodhën këtë formë ekstreme të protestës, pasi zeri i tyre për drejtësi po binte në vesh të shurdhët.Ndërkohë dje në orën 13: 34 nisi puna për ngritjen e një tjetër çadre në lulishten përpara Piramidës.Gjatë ditës së djeshme një nga grevistët e urisë ka shfaqur probleme shëndetësore. 10 të larguarit nga administrata pas ardhjes në pushtet të së majtës, vazhdojnë grevën e urisë prej orës 21:00 të 21 majit, ndërsa paraditen e së enjtes grupit të parë iu bashkuan 4 persona te tjere, mes tyre dhe një mjeke.Gjatë ditës së djeshme deputetë të PD kanë vizituar cadrën e grevës. Ata kanë kërkuar të sqarojnë se kjo grevë nuk është e organizuar nga ata por ata e mbështesin pasi është një kauzë që e kanë ngritur për shqetësim dhe e mbrojnë si opozitë.Ora 18:45 Grevisti Ludovik Berisha shfaq probleme shëndëtësoreNjë nga 14 grvistët e urisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Ludovik Berisha 28 vjeç, ka shfaqur shenja dobësie. Menjëherë është njoftuar ekipi mjekësor që ndodhet në dispozicion të grevistëve për t’i dhënë ndihmën e parë.Ora 15: 20 Basha në çadrën e grevistëve Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hyrë në çadrën e grevistëvebashaa(Në foto: Lulzim Basha duke hyrë në çadrën e grevistëve) Kërkesat e grevistëve:-Të kthehen në punë të larguarit pa të drejtë-Të zbatohet ligji i nëpunësit civil-Të zbatohen vendimet e gjykatave-Të garantohet transparencë me numrin e punonjësvëe të shkarkuar-Të merren përgjegjësitë për shkeljet ligjore ndaj punonjësve të administratësSONDAZHI I ORA NEWS[poll id="11"] Ora 12:30 Bregu:  Greva s'është e jona ne e mbështesimNë një deklaratë para cadrës së grevistëve deputetja e PD-së Majlinda Bregu kërkon nga media që të pasqyrojë realitetin.“Kjo nuk është grevë urie e organizuar nga PD. Pavarësisht se cështjen e largimeve nga puna e ka ngritur opozita dhe do të vazhdojë ta mbështesë."Ora 12: 00 Deputetet e PD-se vizitojne grevistetDeputet e Partisë Demokratike, Mesila Doda dhe Albana Vokshi vizituan sot paradite grevistët në çadrën e ngritur përpara Piramidës në krah të majtë të kryeministrisë. Grevistët u vizituan edhe nga mjekët të cilët konfirmuan se gjëndja e tyre shëndetësore është pa probleme.Ora 10:53 Grevës i bashkohen mjekja Mimoza Boçari dhe tre të tjereRreth orës 10:53 grevës së urisë së të larguarve nga administrate u janë bashkuar edhe mjekja Mimoza Boçari, ish-kryeinspektori i Drejtorisë së Administrates Publike, Edmond Idrizi,ish-ushtaraku Mehmet Cemurati dhe Sokol Ukperaj, ish-specialist tek Instituti i Sigurimeve Shoqerore.Ora 09:00 Qafzezi: Rama tallet me ne, ja pse hymë në grevë urieNë një prononcim direkt nga çadra për Ora News Nertila Qafzezi, kryetare e shoqates së të larguarve nga Administrata tha se ishte tentativa e fundit, pas heshtjes së qeverisë për kërkesat tona.  “ Kryeministri është tallur me ne. Unë jam nënë fëmije dhe jam për këtë kauzë përballë kryeministrit që është tepër arrogant, nuk na kthen përgjigje.”Greva jonë e drejtëOra 08:33 Grevistët e quajnë kauzën e tyre jo politike dhe deklarojnë se kanë vendimet e gjykatës administrative që ka vendosur rikthimin e tyre nga puna.  (Pamje nga dita e dytë e grevës së urisë)Ja kush janë të larguarit nga puna që kanë hyrë në grevë urie:1-Petrit Fejzullari, 50 vjeç ka punuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore në Drejtorinë Rajonale të Tiranës prej 13 vitesh. Në datë 7 maj ka nisur procesin gjyqësor. Është diplomuar për financë.2-Gladiola Bardhoshi, 30 vjeçe, ka punuar si punonjëse sociale. Ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Zyrën e Shërbimit të Punësimit. Është paguar vetëm 2 muaj sepse më datë 7 nëntor 2013 është larguar nga puna.3-Nertila Qafzezi, 28 vjeçe, ka punuar specialist e Zyrës së Punësimit prej katër vitesh. Është larguar nga puna më 10 janar 2014.4- Vera Picaku 40 vjece, ka punuar në Autoritetin Kombëtar të Ushiqmit. Prej 8 vjetësh ka ushtruar profesionin. Më 20 nëntor 2013 ka marrë urdhrin e largimit nga puna.5-Artan Murrizi rreth 45 vjeç. Ka punuar Inspektor në Drejtorin e Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë prej 4 vitesh. Është larguar nga puna në dhjetor 2013.6- Olgerta Shkurti 35 vjeç, Ka punuar në Drejtorin Rajonale të Punësimit në Tiranë prej 5 vitesh. Është larguar nga punuar në 10 janar 2014.7-Agron Dervishi ka punuar Inspektor në Sigurimet Shoqërore në Gjirokastër prej 7 vitesh. Ëshë larguar nga puna 15 mars 2014.8-Preng Vukaj, ka punuar punëtor gjelberimi në Ndërmarrjen numër 2 të trajtimit të studentëve në Qyteti Studenti . Ka filluar punë në 2007. Është larguar nga puna në nëntor të 2013-s.9-Astrit Likaj, ka punuar në Sektorin e Financës nëZyrën e Punësimit në Tiranë prej 5 vitesh. Është larguar nga puna në nëntor 2013.10- Ludovik Berisha: Nga Berati me funsksion operues pranë PMZSHI bashkohen grevës sot paradite 22 maj 11-  Mimoza Boçari Mjeke12- Edmond Idrizi Ish-kryeinspektori i Drejtorisë së Administrates Publike13-Mehmet Cemurati ish ushtarak14Sokol Ukperaj ish-specialist tek Instituti i Sigurmeve ShoqeroreGjatë mbrëmjes së djeshme, 21 maj, 10 grevistët u vizituan edhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili i bëri thirrje Ramës të mos luajë me zjarrin, ndërsa policisë të mos shkelin ligjin.Gjatë ditës se djeshme në krah të tyre kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Sali Berisha, të cilët kanë kërkuar që policia të lejojë të zhvillohet greva, sepse ajo është e ligjshme dhe demokratike.Berisha disa herë madje dhe nga postimet në facebook ka bërë thirrje për qëndresë dhe “kundër Janukoviçit të Ballkanit”.Policia ka dhënë lejën për ngritjen e çadrës në orën 21:00Grevistët kaluan natën në çadrën e improvizuar para Piramidës, në krahun e majtë të Kryeministrisë dhe janë mbështetur edhe nga deputetë të opozitës dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha.Ata thonë se kanë hyrë në grevë pasi janë shkarkuar padrejtësisht nga administrata dhe kërkojnë rikthimin e tyre në punë.Deputetët e PD-së, Gerti Bogdani, Aldo Bumçi, Keltis Kruja kaluan natën me grevistët. Sipas tyre ata bënin detyrën e policisë, pasi forcat policore nuk i ruajnë grevistët dhe aktualisht pranë çadrave nuk ka prani të unifromave blu.Ndërkohë që para çadrës ish-kryeministri Berisha por dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë bërë thirrje për rezistencë për këtë kauzë, që sipas Bashës për grevistët është humane, ndërsa për ata kauzë politike.  Madje ata i kanë bërë thirrje Ramës të mos luajë me zjarrin.Ndërkaq ambulanca vijon të qëndrojë e parkuar pranë çadrës së gevistëve, për çdo urgjencë që mund të paraqitet në radhët e tyre.Ja çfarë ndodhi dje, më 21 maj 2014Ora 23: 13 Basha: Rama të mos luajë me zjarrin policia të mos shkeli ligjinKreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaratë para grevës së urisë: Greva e urisë ka një kauz humane. Kauz humane,për këta persona që kërkojnë kafshatën e tyre për ne si opozitë është kauz politike  që do e luftojmë. Ata kanë të drejtën e tyre esenciale të bëjnë grevë. PD mbështet të drejtën e tyre kushtetuese për këtë kauz. Rama e kupola e tij refuzojnë të zbatojnë ligjin. Ky nuk është një realitet europian. Dhunuan të drejtën për të demostruar paqësisht. Efektivët e policisë të mos shkeli ligjin. Mos u bindni urdhrave të Ramës.Basha i bëri thirrje dhe Ramës: Mos mendo të ngresh dorën mbi këta njerëz. Boll ke luajtur me këta njerëz, zbato ligjin. Mos luaj me zjarr, se do digjesh Në orën 22:00 Nertila Qafzezi: Rama mban përgjegjësiKryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga adminitrata, Nertila Qafzezi në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” Live nga çadra vetëm pak minuta pasi nisi greva e urisë deklaroi se kjo ishte e vetmja mënyrë pas një sërë protestash për rikthimin e tyre në adminsitratë. Sipas saj Edi Rama mban përgjegjësi për largimet dhe kërkon kryeministrit të reagojë ndryshe nuk do të dalin nga çadra.Në orën 21:30 Berisha-Ramës: Do të përballesh me qëndresë të fuqishme10 grevistët vizitohen nga deputeti demokrat, Sali Berisha i cili duke akuzuar kryeministrin Rama se me banditë me uniforma rrëmbeu çadrat e grivistëve  Rama do të përballet me një qëndresë të fuqishme.“Në rast se Rama mendon se me falanga krimi do të mund te rrëmbejë çadra dhe batanije, i bindur se do përballet me qëndresën me të fuqishme që Shqipëria ka njohur ndonjëhërë”Berisha e cilësoi kryeministrin Rama si Janukoviçin e Ballkanit dhe se për këtë që po bën populli demokrat do i rezervojë një fat që nuk e merr me mend.“Tirani i Ukrainës sulmoi protestuesit në shesh iu mori çadren dhe mendoi se me të ftohtit do t’i largonte nga protesta, por demokratët e Ukrainës i rezervuan Janukoviçit atë që meritonte. Ndërkohë demokratët shqiptarë do t’i rezervojnë Janukoviçit shqiptar një fat që nuk e merr me  mend”Berisha shkruan në facebook: Qendresa qytetare kunder Janukoviçit te Ballkanit vazhdon!!


Në orën 21:00 Pas shumë tentativave policia lejon që të larguarit nga administrata të ngrenë çadra për grevën e urisë. 10 persona u futën në çadër për të filluar grevën. Nërkohë që policia ka shoqëruar në komisariatin nr. 1, një nga pjesëtarët e Forumit Rrinor të Partisë Demokratike.cadra e ngritur(Në foto: Çadra e ngritur nga të larguarit për grevën e urisë)Në orën 20:00 të larguarit nga administrata përpaslen me policinë, sepse kjo e fundit nuk ka lejuar që përfaqësuesit e të larguarve nga administrata të vendosen tualetet dhe objekte të tjera për t'i ardhur në ndihmë misionit për të qëndruar në grevë. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike të cilët janë revoltuar me policinë.perplasje3Në orën 18:39 deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka,Gent Srazimiri dhe Edi Paloka shkuan në Drejtorisë e Policië së Tiranës. Deputetet kërkuan nga policia shpjegim pse nuk lejohet ngritja e çadrave nga ana e të larguarve nga puna. Në orën 17:00 deputetë të PD-së Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Mesila Doda, Flamur Noka janë pranë të larguarve nga puna të cilët thonë se janë në grevë urie.  Rreth orës 16:00 forcat blu çmontuan skeletin prej hekuri ku do të ngrihej çadra e cila ishte parashikuar të vendosej para Piramidës, ndërsa përfaqësia e shoqatës së të larguarve thonë se nuk do të heqin dorë.Po në këtë orë të larguarve nga administrata i është bashkuar edhe deputetja e PD.(Video: Përplasja me policinë)Bregu: Eshte e papranueshme, qeveria të lejojë grevënMajlinda Bregu e cila ka kërkuar lejimin e kësaj greve, dhe reagimin e strukturave shtetërore."Për këtë qeveri që i ka të freskëta protestat e veta, ka frikë nga këto protesta të qytetarëvë të shkarkuar nga puna. Kjo protestë duhet të jetë e lejuar sepse është element i demokracisë. Duhet një reagim i menjëhershëm i strukturave shtetërore. Qytetarët e larguar nga puna kanë pritur një reagim të plotë, por janë gënjyer dhe mospërfillur. Kjo është e papranueshme", tha Majlinda BreguSipas policisë, cadra nuk do të lejohet të ngrihet, pasi përfaqësuesit e grevistëve nuk kanë marrë leje në polici, ndërsa rreth mesditës kanë shoqëruar në komisariat dy persona që po sillnin mjete ndihmëse për grevën e të larguarve nga adminstrata.Lajmi për grevë u bë i ditur nga kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga puna, Nertila Qafzezi mesditën e sotme rreth orës 12:00.Sipas saj , greva erdhi si pasojë e moszgjidhjes së kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.“Do jemi 10 deri në 13 persona.Do të vendosim një çadër para Kryeministrisë. Greva e urisë do të fillojë që tani”, tha Qafzezi.Shoqata kërkon kthimin në punë të 7000 punonjësve të administrates, që sipas tyre janë shkarkuar në mënyrë antiligjore nga puna. Më herët ata kanë zhvilluar edhe protesta para Kuvendit.